​Lista Serbe paralajmëron tubim sot në veri të Mitrovicës

Lajme

​Lista Serbe paralajmëron tubim sot në veri të Mitrovicës

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 07:53
​Lista Serbe

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot (e mërkurë) në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në ambientet e Listës Serbe në Mitrovicë para gazetarëve u paraqitën kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, ish-kryetarët e katër komunave në veri, si dhe kryetari i komunës së Zveçanit.

Ata dhanë dorëheqje pas vendimit të Prishtinës zyrtare për shkarkimin e shefit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili publikisht tha se nuk do të zbatojë vendimet për paralajmërime dhe gjoba ndaj atyre që nuk i riregjistrojnë veturat me targa ilegale në RKS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat