Rohde: Pesë vendet mos njohëse të BE-së janë sfidë në marrjen e statusit të vendit kandidat

Lajme

Rohde: Pesë vendet mos njohëse të BE-së janë sfidë në marrjen e statusit të vendit kandidat

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:06
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian sipas Berlinit zyrtar.

Në Rubikon, ai ka thënë sfidë në marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE për Kosovën mbesin pesë vendet evropiane që nuk e kanë njohur akoma.

“Mendojmë që Kosova si të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian, kjo është fakt”.

“Kosova duhet të vendos kur është momenti i duhur, fillimisht deklarata e para, dhe e dyta është fakti se ju keni ende pesë vende që nuk ju njohin, kjo është një sfidë për një aplikim të suksesshëm, por prapë në jemi me ju Gjermania mendon se Kosova i përket BE-së”, ka thënë Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat