“Nuk ka nevojë për 130 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, duhen 3-4 me impakt real për tregtinë”

Lajme

“Nuk ka nevojë për 130 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, duhen 3-4 me impakt real për tregtinë”

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:15
Akil Kraja

Përfaqësuesi i opozitës në Shqipëri, Akil Kraja, i ftuar në studion e A2 CNN, u shpreh se nuk ka nevojë për 130 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, por mjaftojnë 3-4 që kanë impakt real për tregtinë mes dy vendeve.

“Do të ëndërroja që një ditë një NIPT shqiptar të ishte i vlefshëm edhe në Kosovë e anasjellas.

Mos të kemi 130 marrëveshje që nuk e rrisin në mënyrë të qenësishme tregtinë, por 3-4 marrëveshje që kanë impakt real për tregtinë mes dy vendeve”, deklaroi ai.

“Shpresoj për një hapësirë-komb ekonomike, për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë, brenda procesit të Berlinit. Kombi shqiptar është një dhe nuk kemi pse mos të kemi treg të përbashkët. Mjafton të heqim traun në Kukës dhe të eliminojmë burokracitë”, shtoi Kraja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat