Rashiq: Rada Trajkoviq do të jetë kshilltare e imja

Lajme

Rashiq: Rada Trajkoviq do të jetë kshilltare e imja

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:42
Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq do të jetë këshilltare e Nenad Rashiqit tashmë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Rashiq për “Media Center”, shkruan Kosovo Online. 

Rashiq ka thënë se Trajkoviqin e ka emëruar si këshilltare për shkak të përvojës dhe njohurive që ka.

“Me të drejtë është emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të pasur dhe është e sigurt se prej saj mund të mësohet shumë dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë.

Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës (GI Liria, Drejtësia, Mbijetesa)”, ka thënë Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat