Bytyçi për Rugovën: Themelues i shtetit, model i prijësit popullor dhe i urtësisë

Lajme

Bytyçi për Rugovën: Themelues i shtetit, model i prijësit popullor dhe i urtësisë

Nga: N.E. Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:07
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Profesori ndërkombëtar dhe analist i çështjeve politike, Enver Bytyçi, ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugovën në ditëlindjen e tij.

Bytyçi ka shkruar se “Ibrahim Rugova është figura më e shquar e Kosovës dhe e shqiptarisë së epokës moderne”.

Sipas tij, ai është themelues i shtetit të Kosovës dhe arkitekt i lirisë dhe pavarësisë së saj.

“Është themeluesi i shtetit të Kosovës e arkitekti i lirisë dhe pavarësisë së saj!

Është modeli i prijësit popullor, emblema e harmonisë kombëtare dhe modeli i urtësisë, modestisë e të imponimit të vlerave të civilizimit perëndimor!”
, ka shkruar Bytyçi.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat