Gjuriq i lumtur për shëtitjen disa orëshe me Escobar nëpër Uashington: Diskutim frymëzues…

Lajme

Gjuriq i lumtur për shëtitjen disa orëshe me Escobar nëpër Uashington: Diskutim frymëzues…

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq dhe Emisari amerikan, Gabriel Escobar

Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka publikuar një fotografi për ta përshkruar një takim me Emisarin amerikan, Gabriel Escobar, që, siç thotë ai, ishte frymëzues dhe ka zgjatur disa orë.

Me një selfie në një rrugë të Uashington, D.C., Gjuriq njofton për takimin dhe më pas shëtitjen që e ka pasur dje me Zëvendësndihmës-sekretarin amerikan, Escobar.

“Sot, shijova disa orë diskutimi frymëzues për raportet Serbi – SHBA dhe një shëtitje të lirë në peizazhin vjeshtor të Uashingtonit, nën shoqërinë e mirë të Zëvendëssekretarit amerikan, Escobar. Ndryshe prje motit pak të zymtë, perspektivat e bashkëpunimit tonë janë të ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq, të enjten në Twitter.

Në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik, institut amerikan me seli në Uashington, Escobar ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato veçse janë në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet”, ka thënë Escobar, sipas raportimeve të së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat