Babai i Sokol Halilit ishte brenda shtëpisë ku ai u vetëvra, pamjet kur del nga aty

Lajme

Babai i Sokol Halilit ishte brenda shtëpisë ku ai u vetëvra, pamjet kur del nga aty

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:16
Sokol Halili

Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Hamide Magashit.

Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.

Trupi i Sokol Halilit më pas u dërgua në emërgjencë, ku u konstatua vdekja e tij.

Media ka raportuar nga oborri i shtëpisë ku u vetëvra Halili.

Ekipi i forenzikës ka arritur aty dhe, sipas raportimit, nga shtëpia ka dalë babai i Sokolit, Halil Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat