Gazetari shqiptar flet nga Beogradi: Kryeqyteti është i zbrazët, nuk mundi të festojë

Lajme

Gazetari shqiptar flet nga Beogradi: Kryeqyteti është i zbrazët, nuk mundi të festojë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:28
Idro Seferi,

Gazetari nga Beogradi, Idro Seferi, ka treguar për atmosferën që është duke mbretëruar pas eliminimit të Serbisë nga Zvicra në Kampionatin Botëror.

Ai theksoi se pas kësaj humbje, kërkesat janë të larta për shkarkimin e trajnerit të Serbisë, pasi i kanë munguar sukseset.

“Ka shumë kërkesa që të largohet trajneri, për shkak të suksesit që ka treguar, edhe pse ka qenë shkurt në të. Ekipi serb gjatë kësaj jave do të përballet me kritika, dhe më shqyrtimin se kush do të jetë trajner”.

“Beogradi është i zbrazët, nuk mundi të festojë. Është një dëshpërim i madh, edhe për arsye mund të ta siguronte plasmanin tutje, është konsideruar edhe si revansh, është hera e dytë që Zvicra e përjashton Serbinë nga Botërori. Vëmendje e veçantë ka qenë edhe për disa lojtarë të Zvicrës, që janë me prejardhje shqiptare”, ka theksuar Seferi në Botërorin Special.

“Festë nuk ka pasur se Serbia do të kthehet në shtëpi, dhe kjo ka bërë që të ketë dëshpërim të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat