Bëri shqiponjën me duar në stadium, flet tifozja shqiptare: U ankuan te sigurimi

Lajme

Bëri shqiponjën me duar në stadium, flet tifozja shqiptare: U ankuan te sigurimi

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:57
Anila Mahalla

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta mbrëmjen e djeshme për tifozërinë shqiptare.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti, Xherdan Shaqiri, një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Ky gjest i tifozes shqiptare nuk ju pëlqeu atyre serdh të cilët kanë njoftuar rojet e sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja Anila Mahalla ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë.

Ajo u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

“Kjo jam unë. Nuk isha duke dalë jashtë, isha duke shkuar të flisja me ta se pse po tregoja flamurin e Kosovës se ata hoqën atë shqiptar. Të gjithë tifozët serb ishin të çmendur, të zemëruar dhe të ofenduar që unë isha mes tyre. Sapo mbërrita Shaqiri shënon golin e parë dhe më shpërtheu zemra. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë për të folur me ta për ndryshimin e sediljes”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat