Vuçiç tha “jo” për pjesëmarrjen në samitin e BE në Tiranë, “zbutet” Serbia, vjen reagimi nga Brnabiç

Lajme

Vuçiç tha “jo” për pjesëmarrjen në samitin e BE në Tiranë, “zbutet” Serbia, vjen reagimi nga Brnabiç

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:39
Ana Brnabiç

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, është shprehur se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Sipas saj, Vuçiç mendon se është e rëndësishme të shkohet atje, sepse askush nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të përballet me hipokrizi si. ai.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”– tha ajo dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Vuçiç.

Kryeministrja deklaroi se, kur është fjala për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia ka qëndrim parimor, ndërsa, siç tha ajo, të tjerët po rrahin gjoksin për vendosjen e sanksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat