Daçiq: Paralajmërimi i Kosovës rreth aplikimit për BE, dëshirë për njohje

Lajme

Daçiq: Paralajmërimi i Kosovës rreth aplikimit për BE, dëshirë për njohje

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:23
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se paralajmërimet e Kosovës për aplikimin për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian në mes të muajit dhjetor janë dëshirë për njohjen e shtetësisë.

Shefi i diplomacisë serbe tha për Happy TV, se siç u shpreh ai “Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe se në BE, pesë shtetet anëtare të së cilës nuk e kanë njohur Kosovën, vendimet merren me consensus”.

Sipas tij, nuk dihet se kur do të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës (KiE) edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Kujtojmë se Kosova dorëzoi aplikacionin për t’u bërë pjesë e KiE-së në maj të këtij viti.

Ndërkohë që, ditë më parë, ishte kryeministri Albin Kurti ai I cili bëri me dije se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të 2022-tës, pra në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat