Daçiq akuzon Kurtit se vështirë të këndellet , as BE as ShBA nuk po mund ta kontrollojnë “fëmijën” e tyre

Lajme

Daçiq akuzon Kurtit se vështirë të këndellet , as BE as ShBA nuk po mund ta kontrollojnë “fëmijën” e tyre

Nga: F. B. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 10:04
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë deklaroi se nuk beson se deklarata për respektimin e të gjitha marrëveshjeve që do miratohet në Samitin në Tiranë do të “këndellë” rishtinën për të përmbushur obligimet që kanë nënshkruar, ndërkohë që shtoi se BE dhe ShBA nuk po mund ta kontrollojnë “fëmijën” e tyre.

Bindja ime personale, e mendoj se këtë e ndajnë edhe shumëkush në Evropë dhe botë se asgjë nuk do ndryshoj përderisa Kurti është në pushtet, tha Daçiq në TV Prva.

Sipas mendimit të tij, marrëveshjet mund të arrihen qysh nesër, nëse Prishtina do të dëshironte sepse ajo është pengesa kryesore.

Daçiq konstatoi se tash situata është e tillë që BE dhe ShBA nuk po mund të kontrollojnë “fëmijën” e vetë që e krijuan dhe do duhej te merren me atë që krijon probleme e ky është Kurti.

Ne duhet të udhëheqim politikë të tillë që askush mos të mund të na akuzoj theksoi Daçiq duke shtuar se është i sigurt që Vuçiq “as për një fije” nuk ndryshon qëndrimet që ka shpreh rreth çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat