Lazar Raduloviq emërohet këshilltar i ministrit Rashiq

Lajme

Lazar Raduloviq emërohet këshilltar i ministrit Rashiq

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 13:33
Lazar Raduloviq

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Lazar Raduloviç, është emëruar të hënën si këshilltar i dytë i ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç.

Njëkohësisht, siç pohon ai, këtë të marte edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

“Me emërimin e djeshëm në pozitën e këshilltarit të ministrit për Çështje të Komuniteteve, ministrit Nenad Rashiç, dhe për shkak të konfliktit të interesit, po jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Shoqatës së Malazezëve “Lovcen”, ka njoftuar Raduloviç në një deklaratë.

Ai shtoi se bashkëpunëtorët e tij do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë dhe do të luftojnë për qëllimet e përcaktuara që nga themelimi i shoqatës, të cilin ai e ka menaxhuar deri më tani.

Edhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, është caktuar si këshilltare politike e ministrit të sapoemëruar për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten, kishte emëruar Nenad Rashiç’in, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Rashiç zë vendin e Goran Rakiç-it, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Në anën tjetër emërimin në fjalë nuk e ka mirëpritur Lista Serbe.

Emërimi i Rashiç si ministër pa pëlqimin e deputetëve serbë, sipas Listës Serbe, është antikushtetues.

“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë, të cilën Albin Kurti nuk e ka bërë, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Edhe Bashkimi Evropian, emërimin e politikanit serb, Nenad Rashiç, si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si jo-kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat