Kush është Dumanoviq, njeriu i përndjekur nga pushteti pasi tha se paratë e drogës i ndajnë Vuçiq dhe BIA

Lajme

Kush është Dumanoviq, njeriu i përndjekur nga pushteti pasi tha se paratë e drogës i ndajnë Vuçiq dhe BIA

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi se policët Milan Dumanoviq dhe Mladen Trboviq nuk janë fajtorë sepse ata folën publikisht për regjistrimin sekret të një mitingu përkujtimor në Potoçari të Srebrenicës në vitin 2015, në të cilin kryeministri i atëhershëm dhe tani presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte sulmuar, gjegjësisht se nuk kanë zbuluar sekrete zyrtare.

Policët e kaluan poshtërimin dhe golgotën për shkak të rastit të përmendur – nga arrestimet, përmes procedurave shumëvjeçare, madje edhe kërcënimet se u kërcënohej jeta, dhe Dumanoviq në një intervistë për Nova.rs thekson se kjo është një fitore ndaj kriminelëve në sistemin serb.

Kush është Milan Dumanoviq dhe pse iu hakmor Vuçiqi kaq keq?

Milan Dumanoviq, ish-anëtar i Departamentit të Monitorimit Sekret të MPB-së, në prill të vitit të kaluar kishte tronditur opinionin serbe duke deklaruar në një emision se “paratë e drogës i ndajnë SNS (partia e Vuçiqit) dhe BIA (Shërbimi informativ serb)”.

Në pyetjen e gazetares se si mund ta vërtetojë këtë, Dumanoviq thoshte se vërtetohet lehtësisht.

“Unë mund ta vërtetoj, është e lehtë të vërtetohet kur politikanët nuk pyesin veten, d.m.th të mos merren me atë që nuk u lejohet të merren, që është siguria”, pati thënë ai.

Nëse do të funksiononin institucionet në vend, kjo do të dëshmohej, tha Dumanoviq, duke shtuar se është i bindur se kur të ketë ndërrim pushteti, gjithçka do të dëshmohet dhe përgjegjësit do të përfundojnë në burg.

Aso kohe ai thoshte se, SNS, përkatësisht Aleksandar Vuçiq, është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur që nga viti 2012, e sidomos nga viti 2014.

“Të gjitha institucionet e sigurisë që funksionuan në vitin 2014 morën njerëz në pozita kyçe që nuk kanë asnjë pikë kontakti me sigurinë”, theksonte ai, duke përmendur shembullin e Bratislava Gashiqit, e cili aso kohe ishte është shef i BIA-s, Nebojsha Stefanoviq, i cili ishte Ministër i Policisë dhe i Mbrojtjes.

Ai kishte përmendur edhe Goran Papiqin, i cili, siç tha, ka kryer shkollën trevjeçare për kasap në Priboj, e ka blerë vitin e fundit dhe pas pesë vitesh “sikur të ketë mbaruar universitetin”, e më pas ka drejtuar Shërbimin për luftën kundër krimit të organizuar.

“Ai burrë sot është në burg sepse i ka kthyer një veturë prej disa mijëra eurosh një krimineli, të cilin dikur e ka mbrojtur Vuçiq”, ka theksuar Dumanoviq.

“Vuçiq dhe Stefanoviq janë në konflikt, por ata duhet ta fshehin atë konflikt për hir të disa interesave. Stefanoviq dhe Dijana Hrkaloviq, e sidomos disa drejtues të BIA-s, duhet të arrestohen për bashkëpunim me klane kriminale. Hrkaloviq nuk ka qenë në lidhje me Nenad Vuçkoviq – Vuçka, por fillimisht me Goran Coliqin- Çolet, i cili është përgjegjës për të na dëgjuar të gjithëve këtu. Ajo përmes tij erdhi në MPB dhe më pas krijoi rrjetin e saj në polici”, tha Dumanoviq.

Dumanoviq pretendon se me ardhjen e Hrkaloviqit nga BIA nuk mund të humbet nga syri, kriminalizimi i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat