Petkoviq pasi u thye një xham i një serbi në Koretishtë: A ka fund mizoria e Kurtit?

Lajme

Petkoviq pasi u thye një xham i një serbi në Koretishtë: A ka fund mizoria e Kurtit?

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:22
Tani Petkoviq i ankohet botës se është thyer një xham i një serbi në Koretishtë

Ndonjëherë margaritarët nga propaganda e ashpër serbe kundër Kosovës e kapërcejnë edhe kufirin e seriozitetit. Tani Petkoviq i ankohet botës se është thyer një xham i një serbi në Koretishtë, duke pretenduar “se ky është terror ndaj pakicës serbe në Kosovë”.

Petar Petkoviq ka “alarmuar” se mbrëmë në Koretisht është thyer xhami i një dyqani në pronësi të serbit Sërgjan Todoroviq dhe ka shtuar se kjo është “vazhdimësi e terrorit ndaj serbëve në mënyrë që ata të largohen nga vatrat e tyre”, shkruan portali serb “Kosovo Online”.

Petkoviq ka shkruar në profilin e tij në Twitter se “këto sulme në dukje të izoluara janë pjesë e një fushate më të gjerë terrori për të frikësuar serbët”.

“A ka fund dhuna e Kurtit kundër popullit serb në Kosovë? Në dyqanin e Sërgjan Todoroviqit në Koretishtë afër Gjilanit, u thye xhami. Sulme të tilla në dukje të izoluara janë pjesë e një fushate terrori dhe një plani më të gjerë për të frikësuar serbët dhe për t’i përzënë ata nga vatrat e tyre. Ndaloni dhunën ndaj serbëve”, ka shkruar Petkoviq, duke e bashkëngjitur edhe fotografinë e xhamit të thyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat