Reagon edhe Petkoviq: Sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës

Lajme

Reagon edhe Petkoviq: Sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:16
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar ish-punonjësin e saj, Dejan Pantiq. 

Sipas tij kjo është “hakmarrje dhe frikësim brutal nga Kurti’. 

Ai ka thënë se Pantiq është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit kanë arrestuar sot në vendkalimin administrativ në Jarinje, Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është larguar nga ky institucion më 5 nëntor së bashku me kolegët e tij, dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë. “, ka thënë Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat