Tensionet në veri të Kosovës, reagon Nikolla: Dhuna është e dënueshme, autoritetet serbe të përmbahen

Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Nikolla: Dhuna është e dënueshme, autoritetet serbe të përmbahen

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 18:02
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Nikolla ka dënuar dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ndërsa thekson se autoritetet e Kosovës janë treguar të përgjegjshme. Ajo u bën thirrje autoriteteve serbe të përmbahen dhe të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzohet.

Reagimi:

Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë  përgjegjësi e maturi.

Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjn përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat