Propagandat e mediave të Vuçiqit: 3 hyrjet e mundshme të ushtrisë serbe në Kosovë!

Lajme

Propagandat e mediave të Vuçiqit: 3 hyrjet e mundshme të ushtrisë serbe në Kosovë!

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 09:40
Fotografi e publikuar nga mediat serbe

Mediat beogradase, që indirekt menaxhohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë vazhduar edhe sot me propaganda ndaj Republikës së Kosovës.

E përditshmja “Republika.rs”, ka publikuar një artikull gjoja për strategjinë e mbrojtjes së interesave të serbëve në Kosovë.

“Është përpunuar deri në detajet më të vogla dhe përfshin ndërhyrje të mundshme nga tre drejtime”, shkruan ky medium.

Më tej, aty theksohet se tashmë ekziston një plan operativ për ndërhyrje nga Rashka, Bujanoci dhe një inkursion i drejtpërdrejtë në veri.

“Republika” shkruan se serbët në Kosovë nuk do të mbeten pa mbështetjen e shtetit të tyre, që nënkupton përpjekje maksimale diplomatike dhe politike për të parandaluar një eksod të ri të popullit.

“Në rast të sulmit ndaj popullit tonë në Kosovë, shteti është i gatshëm të ndërhyjë me shpejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat