Doktori i QKUK-së viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme

Doktori i QKUK-së viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 10:58
Jakup Ismajli

Ish-drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë vizitë e ka bërë të ditur duke publikuar një fotografi para ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë.

“Liria ka emër”, shkroi Ismajli në postimin e tij, pasi ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin.

Kujtojmë se vetë Ismajli ka qenë pjesë e UÇK-së si mjek i luftës. Ai ka mbajtur pozitën e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë për një mandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat