Petkoviq pretendon që jeta e ish-policit Pantiq është në rrezik: Kurti nuk po i lejon mjek

Lajme

Petkoviq pretendon që jeta e ish-policit Pantiq është në rrezik: Kurti nuk po i lejon mjek

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Petar Petkoviq

“Drejtori” i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, po pretendon se ish-polici serb i burgosur në Kosovë, Dejan Pantiq, ka katër ditë që nuk ka mjekim.

Ai thotë se jeta e Pantiqit është në rrezik dhe për këtë akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Dejan Pantiq për të katërtën ditë nuk ka mjekim, prandaj jeta e tij është në rrezik! Albin Kurti për të katërtën ditë nuk e lejon një pacient të rëndë të zemrës, i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit, të marrë terapinë e nevojshme! Familja e tij nuk mund të kontaktojë me të”, ka thënë Petkoviq.

Serbia gjatë gjithë kohës po pretendon se Pantiq është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ish-polici i Kosovës akuzohet për sulm ndaj Këshillit Komunal Zgjedhor në Veriun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat