Bërnabiq i kërkon ndihmë BE-së për lirimin e Pantiqit

Lajme

Bërnabiq i kërkon ndihmë BE-së për lirimin e Pantiqit

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:32
Ana Brnabiç

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq i bëri thirrje sot BE-së që siç tha ajo të ndihmojë që Dejan Pantiq të lirohet nga paraburgimi.

Shefja e ekzekutivit serb thotë se “kriza në Kosovë është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradit”

Sipas saj, “në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më stabile dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Kosovës”, raporton Tanjug.

Ish-polici serb, Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.

Masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Pantiqit u vendos të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Pas arrestimit të tij, serbë vendosën barrikada në këtë pjesë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat