Serwer godet Abazoviçin: Mali i Zi ka një kryeministër pro-rus, që lehtësisht përkulet ndaj preferencave të Beogradit

Lajme

Serwer godet Abazoviçin: Mali i Zi ka një kryeministër pro-rus, që lehtësisht përkulet ndaj preferencave të Beogradit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 10:35
Profesori amerikan, John Hopkins

Duke folur për rolin rus në Ballkan, përkatësisht në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi, profesori amerikan në John Hopkins University e ka quajtur “politikan pro-rus” edhe kryeministrin në mandatin teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, në një shkrim autorial botuar në bllogun e tij në “Peacefare.net”.

Përveç se tha që shefi i qeverisë malaziase ka kryeministër “pro-rus”, Serwer tha se koalicioni qeveritar i tij “lehtësisht përkulet ndaj preferencave të Beogradit”.

“Mali i Zi, tashmë anëtare e NATO-s, ka një kryeministër pro-rus dhe një koalicion qeverisës. Ata lëhtësisht përkulen ndaj preferencave të Beogradit, përfshirë trajtimin e kohëve të fundit që i bënë Kishës Ortodokse Serbe”.

Mes tjerash ai e ka identifikuar edhe Kroacinë si të prekshme nga ndikimi rus, përveç entitetit serb të Bosnjes dhe Serbinë.

“Megjithatë, situata ndryshon në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi. Nuk po shoh kaq shumë ‘njerëz shumë inteligjentë’ atje që po largohen nga Rusia. Në Bosnje, bosi de facto i gjysmës së vendit, Milorad Dodik, është një pasuri e korruptuar ruse”.

“Kroacia, tashmë një anëtare e BE-së, është rehat ndaj Moskës, e cila mbështet synimet e saj nacionaliste etnike brenda Bosnjës. Rezultati është një aleancë de facto me Dodikun, e cila tallet me perspektivat e Bosnjës në NATO dhe BE”.

“Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, ka një kryeministër pro-rus dhe koalicion qeverisës. Ata përkulen lehtësisht ndaj preferencave të Beogradit, duke përfshirë së fundmi trajtimin e Kishës Ortodokse Serbe”, ka shkruar Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat