Dorëzimi i aplikimit të Kosovës në BE, zbardhet agjenda e Kurtit në Pragë

Lajme

Dorëzimi i aplikimit të Kosovës në BE, zbardhet agjenda e Kurtit në Pragë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:11
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë, ku do të dorëzojë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Dorëzimi i aplikimit pritet të ndodhë në ora 13:00.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Pragë, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.

Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.

“Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.

Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat