Sot varroset mërgimtari që dyshohet se u vra në burgun e Serbisë

Lajme

Sot varroset mërgimtari që dyshohet se u vra në burgun e Serbisë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 07:56
Artan Zymberi

Sot varroset qytetari i Kosovës që jetonte në Norvegji, Artan Zymberi, i cili dyshohet se u vra në një burg të Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur familjari i të ndjerit, Valon Hasani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim te thellë njoftoj shok e dashamir se neser ditë e premte me 16.12.2022 do te behet varimi i vllaut ton Artan Zymberi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat