Media malazeze publikon skandalin e Ramës dhe Abazoviqit: Ja si e lejuan Serbinë të tregtojë me Rusinë!

Lajme

Media malazeze publikon skandalin e Ramës dhe Abazoviqit: Ja si e lejuan Serbinë të tregtojë me Rusinë!

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Një skandal i përmasave ndërkombëtare është publikuar sot  nga media malazeze “Pobjeda”, e cila në një shkrim të saj thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

Sipas këtij artikulli, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit, ndërsa në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Gazetarët malazezë raportojnë se për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë.

Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë. Ajo që bie në sy në shkrim është edhe pjesa kur thuhet se thyerja e sanksioneve është zbuluar nga agjensitë e huaja perëndimore dhe tashmë prej 10 ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit.

Image
Dokument

Gazeta pranon se nuk ka arritur të saktësojë se sa ton plehë janë transportuar nga Rusia, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj. Sipas këtyre informacioneve, që nga prilli, kur Mali i Zi vendosi sanksionet, deri më tani rreth 4.500 kamionë kanë ndjekur rrugën e përcaktuar, ndërsa vetëm nga 1 dhjetori e deri para disa ditësh në tranzit janë regjistruar mbi 100 kamionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat