Dodik: Populli serb është unik, pavarësisht presioneve nga Amerika dhe BE-ja

Lajme

Dodik: Populli serb është unik, pavarësisht presioneve nga Amerika dhe BE-ja

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:47
Milorad Dodik

Milorad Dodik, president i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, ka folur rreth situatës aktuale politike, duke akuzuar Perëndimin se po bën presion ndaj Serbisë.

Ai ka thënë, siç transmeton Tanjug, se “populli serb është ekspozuar ndaj vuajtjeve të madhe në shekullin e fundit”.

“Që moti flas se populli serb ka qenë i ekspozuar ndaj fatkeqësive të fuqishme në shekullin e kaluar dhe pavarësisht turbulencave në botë, duhet ta themi se si do të ecim tutje.

Pavarësisht nga të gjitha këto presione nga BE-ja, Amerika dhe shumë gjëra të tjera në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, populli serb është i bashkuar dhe dëshiron të shpreh organizimin e tij unik shtetëror, juridik dhe territorial.” – u shpreh Dodik, transmeton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat