Gazetari serb jep detaje për protestën e djeshme në Jarinje

Lajme

Gazetari serb jep detaje për protestën e djeshme në Jarinje

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Pamje nga protesta

Protesta e organizatave djathtiste në kalimin në Jarinje nga njëra anë është komike, sepse dëshmon “të gjithë impotencën e djathtiste serb”, nga ana tjetër mund të jetë e rrezikshme dhe përbën potencial për ndezjen e zjarrit në veri të Kosovës në të cilën janë të përzier shumë, duket “interesant” që para Jarinjes u paraqitën “rusë të ndryshëm dhe vagnerët”,  ka deklaruar Zheljko Veljkoviç gazetar i “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

“Në ndezjen potenciale të zjarrit në veri në Kosovë, janë të përzier edhe shumë të interesuar”, theksoi Veljkoviç.

Ai tërheq vërejtjen se duhet bërë ndarjen çka përfaqësuesit e pushtetit flasin prej asaj çka punojnë dhe shtoi se “Vuçiq flet gjithnjë e më shumë për luftën për Kosovë – por Serbi në Kosovë ka secilën herë më pak”.

“Nisëm me braktisjen e institucioneve për shkak gjobave të tabelave, kemi thënë se nuk i japim tabelat, por i dorëzuam, kështu shkruan në urdhëresën e qeverisë së Serbisë. Kemi thënë po braktisim institucionet që të mbrojmë serbët dhe çfarë bëmë pastaj? Bëmë atë që njësitet speciale të Kosovës për herë të parë janë kudo në veri të Kosovës. Pastaj thamë shkojmë në barrikada dhe njerëzit i nxorëm në rrugë e qytetet u morën nga policia speciale” ka thënë ai.

Veljkoviç shton se beson se këto janë hapa të menduar mbase edhe të pajtuar mes Kurtit e Vuçiqit.

“Kjo seri e hapave shkon aq ngadalë, sikur një lum i ngadalshëm – një pas tjetrës ne nuk japim diçka, e pastaj japim , një pas një ata marrin diçka” sqaroi Veljkoviç.

Ai përkujtoi një deklaratë të ish-politikanit Momçilla Trajkoviç se në Kosovë 17 marsi ndodhë çdo ditë, duke thënë se kjo është e saktë, sepse nga atje serbët shkojnë secilën ditë.

“Në barrikada janë njerëzit që kanë marr porosi-sms se e kanë obligim të punës me dal aty, ndërsa me ta janë disa njerëz më të rrezikshëm që atë shkëndijë zjarri mund ta ndezin çdo moment. Prandaj ajo dje ishte komike, sepse tregoi impotencën e djathtistëve, por nga ana tjetër ishte shumë e rrezikshme” tha ai.

“Shiko çudinë” e gjithë kjo ndodhë në kohën kur deklarohen për propozimin franko-gjerman për marrëveshje.

“Jemi dëshmitar të aktit të fundit që do jetë zgjidhja përfundimtare politike e çështjes së Kosovës. Ajo që shohim në terren, ne me vite kemi dhënë çdo gjë që kemi mundur të japim. Kanë mbetur simbolet e Serbisë në Kosovë- manastiret, flamuri në kalanë e Zveçanit dhe tabelat”.

Lidhur me kthimin e forcave serbe bazuar në rezolutën 1244, ai tha se sipas saj atje u dashtë të jenë edhe disa rus, por ata janë tërheq. “Por, ja tash, ata vagnerët u paraqitën me sugjerimin e Moskës për një lloj interesimi”, përfundoi Veljkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat