Daçiq: Presidenca çeke nuk e vendos këtë javë në procedurë aplikimin e Kosovës në BE

Lajme

Daçiq: Presidenca çeke nuk e vendos këtë javë në procedurë aplikimin e Kosovës në BE

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Ivica Daçiç

Presidenca çeke nuk do ta vendos në procedura të mëtutjeshme aplikimin e Kosovës në BE në seancën e kësaj jave, beson kryediplomati serb, Ivica Daçiç, duke u thirrur në “informacioniet aktuale” që thotë t’i kete.

“Republika e Çekisë ka marrë aplikimin [e Kosovës në BE], dhe sipas lajmërimeve, ashtu siç gjërat qëndrojnë sot, në seancën e kësaj jave ata vetëm do të informojnë për pranimin e aplikimit dhe nuk do ta fusin në procedura të mëtutjeshme”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Këtë koment ai e dha pas takimit me homologun grek të tij, Nikos Dendias, shtet ky mosnjohës i Kosovës, dhe për të cilin Daçiq pretendoi javë më parë t’ia ketë kumtuar një zotim se “Greqia nuk do ta befasojë Serbinë” në raport me Kosovën.

Çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në unionin evropian, Daçiç tha se do ta trajtojnë me presidencën suedeze me të nisur viti tjetër.

“Në fund të ditës, duhet që vendimi të merret me konsensus, e cila nuk do të ndodh për momentin, sepse ka vende, përfshirë Greqinë, që nuk e kanë njohur Kosovës, dhe duke e pasur ndërmend edhe pozicionin e Hungarisë, e cila, pavarësisht se e ka njohur Kosovën, nuk e voton anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Ivica Daçiq.

Mes tjerash, ai pohon edhe se Serbia po bën “luftë të ashpër” ndaj aplikimit të saj në Këshillin e Evropës.

“Gjithçka është bartur për në vitin tjetër. Irlanda nuk dëshiron të kryejë këtë punë gjatë mandatit të saj. Rradhën e ka Islanda. Kemi bisedime në ardhje. Për shkak sqë Islanda do të mbajë samitin me vendet anëtare të Këshillit të Evropës, nuk është në interesin e tyre të nxisin probleme, është në interes që të kenë pajtim. Prandaj, pres që kjo temë nuk do të jetë në agjendë së shpejti”, ka vazhduar ai.

Për t’i çuar edhe më tej pretendimet e tij, Daçiq tha se janë 27 vende të botës që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, derisa tha se 18 prej tyre dihet se cilat janë, derisa tha se për nëntë prej tyre do të lajmërohet se cilat janë.

Që kur është lajmëruar se Kosova do të aplikojë në BE, Daçiq është angazhuar në takime të shpeshta me pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE, përkatësisht me pesë prej tyre, derisa pretendon se ka edhe një të gjashtë – Hungaria, që nuk do ta votojë anëtarësimin e Kosovës në BE.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet hungareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat