Ministri grek refuzon të mbajë konferencë e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës

Lajme

Ministri grek refuzon të mbajë konferencë e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:37
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias me ministren e Puneve te Jashtme, Donika Gervalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, nuk ka pranuar që të mbajë konferencën e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës.

Kjo bëri që të ndryshojë vendi ku zakonisht mbaheshin konferencat me mysafirët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të dy ministrat konferencën e mbajtën në një anë tjetër në sallën e konferencave të MPJD-së ku nuk kishte logo të Republika e Kosovës, por që ishte vetëm flamuri i shtetit nga Kosova dhe atij grek.

Të dy ministrat nuk u ndaluan as për fotografi në hyrje të objektit të MBJD-së siç është zakon në këtë ministri, sepse edhe në këtë hyrje është mbishkrimi Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat