Petkoviq i merr deklaratat e Sveçlës si kërcënim

Lajme

Petkoviq i merr deklaratat e Sveçlës si kërcënim

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:27
Petar Petkoviq, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka thënë se është Goran Rakiq ai i cili “në bashkëpunim me bandat kriminale e njëherit, të armatosura, që po i mirëmbanë barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës”.

Kësaj deklarate i ka reaguar i ashtu quajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ku ka trilluar se “këto janë më të rëndat, sepse Sveçla i kontrollon drejtpërdrejt forcat speciale të Kurtit me tuba të gjatë. Mos luani me jetët të njerëzve në Kosovë”.

“Pas thirrjes së Kryeministri të Kosovës Albin Kurtit për vrasjen e serbëve, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla vazhdoi edhe sonte me kërcënimet brutale, duke synuar Goran Rakiqin”, ka shkruar në Twitter Petkoviq.

Janë bërë 11 ditë që nga vendosja e barrikadave në Veri të Vendit dhe pikërisht, të martën e 20 gushtit, është Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili përmes një video-mesazhi, ka thënë se kushtet për heqjen e barrikadave në Veri janë që të lirohen të arrestuarit dhe të tërhiqet Policia nga Veriu i Kosovës. Në po të njëjtën ditë, ka reaguar edhe ministri Sveçla i cili ka kritikuar gjuhën e përdorur nga ta duke bërë një dallim me atë të Kosovës.

“Goran Rakic në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat që kanë bllokuar qytetarët tanë dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës tash e 11 ditë. E vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale me partnerët tanë për heqjen e barrikadave pa asnjë eskalim të mundshëm në ndërkohë këta po i armatosin bandat brenda barrikadave. Nuk kanë mbështetje nga qytetarët serbë në aktet e tyre kriminale prandaj tentojnë t’i frikësojnë me trillime për vrasje e për lista të paqena”, ka deklaruar Sveçla.

Krahas kësaj, ai ka thënë se Policia e Kosovës mbetet në shërbim të qytetarëve dhe se me krimin, nuk do të ketë kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat