Brnabiç: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

Lajme

Brnabiç: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 13:41
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

“Jemi në prag të një konflikti të armatosur”, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, duke e fajësuar Kosovën për “veprime të njëanshme”, e citoi të ketë thënë agjencione serb i lajmeve “Tanjug”.

Branbiç pretendon se serbët në Kosovë “po përjetojnë tortura” derisa u bëri thirrje organizateve të shoqërisë civile “t’i dhënë zë” një pretendimi të saj të tillë.

“Jemi në prag të një konflikti të armatosur falë veprimeve të njëanshme të Prishtinës. Organizata të shoqërisë civile, ju lutem flisni për torturat që po përjetojnë serbët në Kosovë. Duhet ta ruajmë paqen së bashku”, ka thënë Brnabiç.

Kryeministrja serbe iu derjtua BE’së për vendndohjen e ish-pjesëtarit policor nga komuniteti serb në Kosovë, Dejan Pantiç, për të cilin tha se ka 12 ditë “që nuk e dimë vendndodhjen e tij”, derisa e vërteta është se ai po mbahet në paraburgim në Jarinje, për shkak të pamundësisë së lëvizjes si pasojë e barrikadimeve.

“Askush nuk e di se ku është, nuk dihet nëse ka marrë terapinë. Familja s’mund të dëgjojë prej tij. Shefi i EULEX’it i përgjigjet krejt kësaj duke thënë se nuk e dinë se ku është. Atëherë çfarë po bëni në Kosovë?”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat