Reagon ish-bashkëshortja e Calit pas dënimit nga Specialja

Lajme

Reagon ish-bashkëshortja e Calit pas dënimit nga Specialja

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 21:57
Salih Mustafa dhe Shyhrete Gosalci

Shyhrete Gosalci, ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës të njohur si Cali nga Gjykata Speciale.

“Ne aspektin kohor që ne flasim puna e tij është e pamatshme, këtë do ja lëmë historisë ndriçimin e veprës shumëdimensionale të Calit”, ka thënë ajo, një javë pas dënimit që mori Cali.

Gosalci që ka qenë e martuar me Calin ka thënë tutje se “nuk ishte rastësi arrestimi i tij dhe dënimi kapital, e gjithë kjo odisejad e servirur nga Serbia duke pas për bazë se Cali ishte ndër figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ky është shkrimi i saj i plotë:

Komandant Cali Hero i gjallë në historinë e re të Kombit Shqiptarë. Si bashkëveprimtare si dhe bashkëluftëtare kaluam për afër dy dekada së bashku dhe lufta çlirimtare e Kosovës do të mbetet e shenjtë dhe e paprekur, ne si të rinj u angazhuam fillimisht në lëvizjet ilegale të kohës, në Lëvizjen Popullore të Kosovës me prijësin Afrim Zhitia e duke vazhdu në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e Kosovës me bashkatdhetarin e Heroin Kombetar, Bahri Fazliun ,ne bëmë një betim deri në çlirim te vendit, Cali ka dhënë një kontribut kolosal në shumë periudha kohore dhe nuk ishte rastësi që aj mori detyrën Komandant i kryeqytetit të Kosovës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Njësitet Guerile BIA ishin njësi nga djem dhe vajza me të përgatitura si në aspektin intelektual ashtu dhe ne atë patriotik e luftarak, meqenëse njësitet vepronin brenda vijës së armikut në kryeqytet angazhimi i tyre ishte permanent duke arrit në kohë në çdo informatë, si në lëvizjet e armikut ashtu edhe kujdesi ndaj popullatës e cila qëndronte në kryeqytet. Cali kishte aftësi të jashtëzakonshme organizative duke operu me qindra ushtarë, ai gjithashtu u kujdes për popullatën ku ishin afro 150 mijë të zhvendosur në Malësinë e Gollakut e me gjerë duke u ve në ndihmë me gjithë logjistikën, ushqimin, strehimin e të plagosurve etj.

Ne aspektin kohor që ne flasim puna e tij është e pamatshme, këtë do ja lëmë historisë ndriçimin e veprës shumëdimensionale të Calit.

Nuk ishte rastësi arrestimi i tij dhe dënimi kapital, e gjithë kjo odisejad e servirur nga Serbia duke pas për bazë se Cali ishte ndër figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

P.S. Ndjeva obligim moral si bashkëveprimtare dhe ish bashkëshorte të ndaja me ju këtë postim i cili s’ka të bëj aspak në aspektin personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat