Filmat e Vuçiqit me Kosovën, e urdhëron shefin e ushtrisë të niset drejt Rashkës

Lajme

Filmat e Vuçiqit me Kosovën, e urdhëron shefin e ushtrisë të niset drejt Rashkës

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 00:01
Aleksandar Vuçiq

Beogradi po vazhdon me propagandë dhe destruktivitet në raport me Kosovën. Të dielën, Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes në Serbi, ka thënë se ka marrë urdhër që ushtria serbe të niset në drejtim të kufirit me Kosovën.

Sipas tij “kjo është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar”.

Ai ka pasur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeminsitren serbe, Ana Bërnabiq – por detaje për përfundimet e takimit nuk ka dhënë.

“Detyrat që i janë dhënë Ushtrisë Serbe dhe mua si ministër janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata më poshtë është e ndërlikuar dhe komplekse dhe kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”, ka deklaruar ai.

Ministri serb nuk ka folur për zhivllimet në Zubin Potok, ku është sulmuar një patrullë e KFOR’it.

Ai deklaroi se nuk i ka informacionet në dispozicion.

Beogradi ka shkuar deri në atë pikë sa ia ka dorëzuar KFOR’it një kërkesë absurde për vendosjen e 1 mijë forcave serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat