Rakoviq me pretendime: Ndalimi i Patriarkut Porfirije, skandali më i madh që e ka bërë deri tash Kosova

Lajme

Rakoviq me pretendime: Ndalimi i Patriarkut Porfirije, skandali më i madh që e ka bërë deri tash Kosova

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:09
Aleksandër Rakoviq

Historiani serb Aleksandër Rakoviq e ka konsideruar “skandal” moslejimin e futjes së Patriarkut Porfirije në Kosovë.

Sipas tij, “ky është skandali më i madh që kanë bërë deri më tani autoritetet e Prishtinës, marrë parasysh që nuk kanë lejuar Patriarkun Porfirije të shkojë në shtëpinë e tij, Patriarkanën e Pejës.”

Në një prononcim për Kosovo-Online, ai është shprehur se Patriarku kishte pasur qëndrime “pajtuese ndaj shqiptarëve” dhe se për këtë arsye ky hap ishte i pakuptueshëm.

“Patriarku vazhdimisht e theksoi vullnetin e mirë dhe bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë; ai gjithmonë ka përmendur shembuj pozitivë dhe ka ngritur idenë e bisedimeve mes serbëve dhe shqiptarëve...” – vazhdoi ai.

Më herët ishte raportuar se një prej arsyeve pse i ishte ndaluar Patriarkut të futej në Kosovë ishte kërkesa që ai të denonconte serbët që ishin në barrikada.

Sipas Rakoviqit, edhe kjo ishte e pakuptimtë: “Ishte e pakuptimtë të pritej që Patriarku të dënonte barrikadat,”

Duhet të kujtojmë se kryeministri Kurti më herët ishte ankuar që nuk i ishte lejuar vizita në Manastirin e Deçanit nga autoritetet e atjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat