Pasi iu ndalua hyrja në Kosovë, Patriarku hyn në Instagram: Ma mbyllën derën e shtëpisë time

Lajme

Pasi iu ndalua hyrja në Kosovë, Patriarku hyn në Instagram: Ma mbyllën derën e shtëpisë time

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 17:59
Patriarku Porfirije

Patriarku Porfirije ka folur për medie pasi iu ndalua hyrja në Kosovë nga autoritetet tona.

“Sot, dyert e shtëpisë sime janë të mbyllura për mua dhe i lutem Zotit që të zhbllokojë zemrat e tyre që i mbyllën dhe që dashuria e Krishtlindjes të prekë mendjet dhe ndërgjegjet e të gjithë njerëzve,” – u shpreh Patriarku serb.

Ai e ka cilësuar selinë në Kosovë si “të parën dhe më të rëndësishmen e Kishës së tij”.

Më tej, me anë të një postimi në Instagram, ai ka deklaruar që “ka shkuar në shtëpinë e tij...” në Kosovë.

“E përsëris: kudo që kam qenë jashtë Kosovës dhe Metohisë, kam qenë në dhe të huaj. Unë jam vetëm në Kosovë dhe Metohi në shtëpinë time. Sot dera e shtëpisë sime u mbyll për mua...” – vazhdoi Patriarku në këtë postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat