Mërgimtari që hasi në barrikada: Kanë gjuajtur me shok-bombë, bllokimi u bë në prezencë të policisë

Lajme

Mërgimtari që hasi në barrikada: Kanë gjuajtur me shok-bombë, bllokimi u bë në prezencë të policisë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 06:07
Serbet ne barrikada

Një mërgimtar që ishte nisur nga Austria për në Kosovë iu është bllokuar rruga në Kurshumli, aty serbët vendosen barrikada.

Mërgimtari A.Z (emër i njohur për televizionin), për Kk ka thënë se barrikaduesit kanë gjuajtur edhe me shok-bomba, teksa shtoi se bllokimi i rrugës u bë në prezencë të policisë.

“Shumica e shqiptarëve atje kanë qenë të bllokuar. Na kanë bllokuar rrugën me traktor dhe me disa kerre. Kanë gjuajtur shok-bomba. Policia ka qenë prezente aty kur na kanë bllokuar rrugën”, është shprehur ai.

Tutje, ai shtoi se ishte kthyer për në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që të përdoren pikëkalime kufitare të tjera, pasi ai në Merdare tashmë është i bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat