Vuçiq: Na pret kohë e vështirë për Kosovën, do të luftojmë për të

Lajme

Vuçiq: Na pret kohë e vështirë për Kosovën, do të luftojmë për të

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pret që në gjysmën e parë të muajit janar të shkojnë përfaqësues ndërkombëtarë në Beograd. Ai tha se shkuarja e tyre atje do të jetë për të insistuar në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndonëse barrikadat janë hequr, në përjashtim të kamionëve të djegur të cilët ende nuk janë larguar, Vuçiq tha se situata është e vështirë dhe se paraqet rrezik.

Vuçiq: Pres që në janar të vijnë ndërkombëtarët për marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Unë thirra përfaqësuesit evropianë sot në mëngjes, dhe i luta të kenë kujdes, situata, është shumë më e vështirë dhe e rrezikshme se sa mendoni, shumë më e rrezikshme dhe e vështirë, sonte në televizionin Prva do të flas për detajet dhe do të flas se pse i ikëm fatkeqësisë këtë herë dhe pse autoritetet e Prishtinës nuk guxuan të vinin në veri, por sigurisht që do të kishim një fatkeqësi me NATO, pra ne arritëm ta shmangnim në këtë moment, por populli serb është aq i vendosur që më terrorin mbi veti nuk do ta lejoj. Prandaj kam shumë frikë nga papërgjegjësia edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar, veçanërisht nga autoritetet e Prishtinës, nga autoritetet arrogante të Prishtinës, dhe atë që pres, pres që ata në gjysmën e parë të janarit, të mëdhenjtë do të vijnë nga bota të më mbajnë ligjërata se si duhet të arrijmë atë marrëveshje që atyre u pëlqen atyre, që shkakton një buzëqeshje dhe një përqeshje në fytyrat e njerëzve nga tv N1”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket heqjes së barrikadave, ai tha se në deklaratat e ndërkombëtarëve kanë marrë garancinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veri, jo vetëm pa pëlqimin e NATO-s por edhe pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe Serbisë.

Vuçiq: Kemi garanci që forcat e sigurisë të Kosovës nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Serbisë dhe të serbëve lokalë

“Ne më herët këtë nuk e kemi pasur, më parë as për forcat e sigurisë së Kosovës, kështu që çfarë humbëm, çfarë fituam, më lejoni të bëj një përmbledhje të shkurtër së pari në letrat që janë në deklaratat e që kanë dhënë bashkërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra Komisioni Evropian, Qeveria e Bashkimit Evropian dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe KFORI do të thotë NATO, janë dy deklarata një është deklaratë e përbashkët e evropianëve dhe amerikanëve dhe një është deklaratë e NATO-s. Në ato dy deklarata nuk ekziston, ta analizojmë atë që është e keqe për serbët asgjë, nuk ka asnjë pikë me të cilën pakësohen të drejtat e serbëve dhe me të cilën serbëve u vendoset ndonjë obligim. Sa i përket asaj që fituam për herë të parë kemi diçka që ka të bëjë me të gjitha palët, kështu që për ardhjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës... për herë të parë, ne kemi garanci që ato që ata e quajnë ushtri, forcat e tyre të sigurisë në një deklaratë që nuk është ‘Inter partes’, domethënë midis shqiptarëve dhe NATO-s ne kemi garanci që nuk mund të hyjnë në veri, jo vetëm pa pëlqimin e NATO-s por edhe pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe Serbisë. Asnjëherë deri më sot këtë nuk e kemi pasur”, ka thënë Vuçiq. 

Ai ka thënë po ashtu se pret që ndërkombëtarët të përmbushin garancitë që ai tha si iu kanë dhënë për heqjen e barrikadave.

Vuçiq dëshmoi edhe njëherë se Serbia nuk heq dorë nga idetë e saj shoviniste për një Serbi të madhe. Ai tha se vendi që e udhëheq “do të luftojë për Kosovën e vet”.

Na pret kohë e vështirë për Kosovën, por do të luftojmë do të luftojmë dhe tani kemi luftuar, kemi arritur ‘letra’ të mira dhe kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin do të luftojmë kjo është ajo që iu premtoj, kjo është ajo që i kam premtuar popullit tonë në Kosovë, a e dini se pse më besuan dhe askush nuk ishte aty për t'i larguar barrikadat prej tyre, nuk ishte askush nga populli nuk ishte, sepse ata panë se sa shumë po luftoja, sepse një natë më parë më dëgjuan se si dukej dhe si duken ato biseda dhe si bukfalisht u kacafytëm për fjalën barrikadë, të mos flas për gjëra të tjera. Ajo që unë premtoj është se do të luftojmë për popullin tonë dhe për Kosovën tonë, për Serbinë tonë, nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e lehtë për ata që janë të pikëlluar nga vuajtjet e Serbisë, për të gjithë ata që e duan Serbinë. Do të jetë e vështirë, por ngadalë”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat