Vuçiq: Shqiptarët nuk e kuptojnë që nuk kanë asnjë fuqi në veri

Lajme

Vuçiq: Shqiptarët nuk e kuptojnë që nuk kanë asnjë fuqi në veri

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 00:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se institucionet e Kosovës “nuk kanë asnjë fuqi në veri të Kosovës”.

Në një deklaratë për “TV Prva” të premten, Vuçiqi ka akuzuar Policinë e Kosovës për “provokim” në veri të vendit, një ditë pas heqjes së barrikadave.

“Këta njerëz nuk e kuptojnë që s’kanë asnjë fuqi në veri, askush nuk u frikësua nga shqiptarët.

S’mund të bëjnë asgjë në veri. S’janë më të fortë se serbët”, ka thënë Vuçiqi duke pretenduar se dy njësite policore të Njësisë Speciale “kanë ndalur njerëz tek Ujmani vetëm për t’i provokuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat