‘Çartet’ gazetari gjerman: Emigranti e bëri shqiponjën shqiptare e qëlloi me armë – këta s’e respektojnë as policinë

Lajme

‘Çartet’ gazetari gjerman: Emigranti e bëri shqiponjën shqiptare e qëlloi me armë – këta s’e respektojnë as policinë

Më: 2 janar 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Lajm kryesor nëpër mediat gjermane, sot ka qenë mënyra e të festuarit nëpër rrugët e Berlinit, pas ndërrimit të moteve. Një gazetar gjerman, Frank Schneider, i ka kushtuar edhe një koment kësaj situate, ku duket t’i ketë “target” emigrantët. 

“Këto trazira janë gjithashtu një problem migrimi.”– titullohet komenti i tij për mediumin gjerman “Bild”. 

Sipas tij, natën e Vitit të Ri pati skena “si nga një zonë lufte”. 

“Ka skena si nga një zonë lufte: fishekzjarre drejtohen kundër njerëzve, fishekzjarre dhe kokteje molotov fluturojnë drejt makinave që kalojnë, një zjarrfikës përplaset në xhamin e përparmë të një ambulance në veprim.” – ka shkruar ai.

Ai komentuar edhe videon që tanimë është bërë virale, duke pretenduar se një emigrant tregoi me duar “shqiponjën dykrenare shqiptare”. 

“Një i ri qëllon me flakë nga pistoleta në një makinë patrullimi, disa makina janë djegur. Dhe pranë një zjarrfikësi, një emigrant me kapuç tregon me duar "Shqiponjën dykrenare shqiptare" dhe më pas qëllon me armë disa herë - megjithëse një ekip televiziv po filmon gjithçka.” – ka thënë ai.

Madje, ai ka thënë se “këta të jashtëligjshëm, s’e respektojnë as policinë”. 

“Këta të jashtëligjshëm nuk respektojnë më asgjë, madje as policinë. Përkundrazi, me krenari tregojnë dhunën që mund të përdorin. Policët e sulmuar konsiderohen përfaqësues të shtetit ligjor, të cilin ata e refuzojnë. Dëshmitarët okularë, oficerët e policisë dhe zjarrfikësit thonë se shumë emigrantë të rinj dhe emigrantë ishin në mesin e rebelëve dhe kriminelëve të dhunshëm.” – ka shkruar ai në komentin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat