Gjuriq: Edhe në Washington po shohin lëvizjet dashakëqija të Kurtit

Lajme

Gjuriq: Edhe në Washington po shohin lëvizjet dashakëqija të Kurtit

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:31
Joe Biden dhe Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Amerikë, Marko Gjuriq, ka bërë komente mjaft jodiplomatike së fundi në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Shpesh (veprimet) e tij meritojnë fjalë të ashpra. Ai s’është as lider, as hero por politikan...” – ka nisur komentet e tij z. Gjuriq.

“Me Kurtin, mes sebëve e shqiptarëve, ka një krizë të përhershme. Shumë në pozita të rëndësishme në ShBA, janë në dijeni sa shumë dëmtohet situata në rajon me veprimet e tij dashakëqija.” – pretendoi më tej z. Gjuriq në fjalën e tij në një intervistë për Novostin.

Ai i uroi Kurtit për Vitin e Ri që të ndryshonte.

I pyetur pse mendon që Prishtina ka humbur nga kriza në veri të vendit, Gjuriq tha këto fjalë:

“A s’është fakti që ShBA-të me BE-në deklaruan se nuk do të ketë ndjekje penale për pjesëmarrësit në barrikada – si dhe fakti që disa zyrtarë amerikanë thanë se e kuptojnë pakënaqësinë e serbëve, një humbje për Kurtin?” – u shpreh ai, duke vazhduar se si po provonte ta forconte pozicionin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Por, sa ishte serioz presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me nënkuptimet e tij kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës? Prej këtu marrim vesh se lufta në nivel diplomatik duket se po vazhdon edhe pas shtensionimit të situatës në veri të vendit.

“Në Rashkë e pashë një president serb që është i gatshëm të bëjë gjithçka për popullin e tij në moment kritik. Psahë përfaqësues të popullit tonë, oficerë, policë dhe ushtarë të denjë... Pashë mençurinë dhe durimin dhe fleksibilitetin e rrugës tonë për të arritur qëllimet e përcaktuara,” – tha z. Gjuriq.

Ambasadori i Serbisë në Washington u pyet edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është shumë pozitive që ShBA-ja, edhe pse jo nënshkruese e Marrëveshjes së Brukselit, është sot në krye të vendeve perëndimore që bëjnë thirrje për krijimin e Asociacionit.” - u përgjigj Gjuriq.

Ish kreu i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, u shpreh edhe që Serbia po e forconte pozicionin e saj në ShBA.

“Ne kemi një ambasadë të re, një ndërtesë e re në pronësi të Serbisë më pak se një kilometër larg Shtëpisë së Bardhë... por kemi edhe ekip tinamik me impulse të reja... anëtarë të njohur të Kongresit amerikan nga të dyja partitë kanë ngritur zërin në favor të popullit tonë gjatë muajve të fundit,” – pretendoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat