Gazetari nga Shqipëria sulmon disa media në Kosovë për Kobrën

Lajme

Gazetari nga Shqipëria sulmon disa media në Kosovë për Kobrën

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:57
Isa Myzyraj

Gazetari shqiptar Isa Myzyraj ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke denoncuar disa media të Kosovë që e kishin ftuar Dibran Hoxhajn – Kobrën, në emisionet e tyre.

Me një kërkim të thjeshtë në makinën kërkimore Google mund ta shihni se ky personazh ishte pjesë e shumë televizioneve të Kosovës.

I ashtuquajturi Kobra është përfshirë në një rast të rëndë ku mbeti i vrarë një 31 vjeçar dhe u plagos një 27 vjeçar tjetër.

Postimi i plotë:

Nje person i akuzuar me dhjetera here per vepra kriminale eshte ftuar gjeresisht ne mediat ne Kosove dhe eshte bere me dhune personazh publik.

Sot ky personazh vrau nje 31-vjeçar e plagosi nje 27 vjeçar tjeter.

Gezuar festat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat