Trajkoviq i kërkon Vuçiqit përgjegjësi për këtë gjë

Lajme

Trajkoviq i kërkon Vuçiqit përgjegjësi për këtë gjë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:08
Rada Trajkoviç

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, i ka rikujtuar presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe pushtetit serb se nuk e ka harruar ndalesën që iu bë në kufirin Kosovë – Serbi në gjysmën e dhjetorit.

Trajkoviq ka shkruar në Twitter se akoma nuk ka marrë një përgjigje nga institucionet e Serbise pse e ndalen në pikën kufitare në Merdare.

“Për gati 20 ditë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe BIA nuk kanë pranuar të japin shpjegim zyrtar për vendimin”, thuhet në një postim të Trajkoviqit.

Ajo thotë se Aleksandër Vuciq  shkeli Kushtetutën dhe ligjin që për “tekat e tij personale” ta ndalojë një grua, që Trajkoviq thotë se “ia lëkundu pushtetin në Kosovë”.

Trajkoviq ishte ndaluar njëherë për të hyrë në Kosovë, e në të njëjtën ditë policia serbe e kishte ndaluar edhe gjatë daljes së saj në Kosovë. Ajo kishte qëndruar për rreth 16 orë në pikën kufitare, duke thënë se nuk i kishin dhënë asnjë shpjegim për ndalimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat