Shtohen edhe më tej radhët e FSK-së me oficerë profesionistë në fusha specialistike

Lajme

Shtohen edhe më tej radhët e FSK-së me oficerë profesionistë në fusha specialistike

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Kadeti Flamur Topilla ka diplomuar me sukses të lartë në Kursin Bazë të Oficerit në kuadër të Akademisë Ushtarake të Republikës së Turqisë dhe njëkohësisht mori gradën nëntoger.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin 431 kadetë, tre prej tyre nga shtetet tjera dhe një nga Republika e Kosovës.

Përveç moduleve të përgjithshme, nëntoger Topilla u specializua në fushën e menaxhimit të personelit në kuadrin e nivelit shtabor- administrativ.

“Shumë urime për Nëntoger Topillën e mirënjohje e lartë për Akademinë e Forcave të Republikës së Turqisë për mundësinë e ofruar”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat