Vuçiq thotë se nëntë shtete tërhoqën njohjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq thotë se nëntë shtete tërhoqën njohjen e Kosovës

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e tij vjetore ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e tyre ndaj Kosovës.

Sipas Vuçiqit njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë tërhequr Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet.

”Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, shtoi tutje ai.

Vuëiq ka folur edhe rreth progresive integruese të Republikës së Kosovës, teksa ka shtuar se vështirë mund të bëjë diçka për në Këshillin e Evropës.

“Po presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në UNESCO? Do të luftojmë”, ka theksuar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat