Haradinaj: Gjeneral Shala do të kujtohet gjithmonë si figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës

Lajme

Haradinaj: Gjeneral Shala do të kujtohet gjithmonë si figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:14
Shaban Shala

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar heroin e kombit, gjeneral Shaban Shalën, në 11 vjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka potencuar se e tërë familja e gjeneral Shalës ka qenë në ballë të proceseve për liri, prirë nga komandanti legjendar, Adem Jashari.

Ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, ish bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK. Kisha nderin që në kohën e luftës per liri, të bashkëveproj me vëllain e tij Bedriun, i cili ra heroikisht në ballafaqim me armikun në mbrojtje të Junikut, më 10 gusht 1998. Emri i tij u nderua nga Brigada 134 “Bedri Shala” e ZO të Dukagjinit.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka theksuar se vdekja e gjeneral Shalës ka lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, “por do kujtohet përgjithmonë si figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës”.

Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shala, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat