Mefail Bajqinovci ia numëron shpërndarjet në Facebook Lumir Abdixhikut

Lajme

Mefail Bajqinovci ia numëron shpërndarjet në Facebook Lumir Abdixhikut

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:17
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci e ka bërë një sulm të pazakontë ndaj kreut të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Ai duket se i ka numëruar shpërndarjet që ka marrë statusi i fundit i kryetarit të LDK-së, për të nxjerrë konklutimin se “asnjë deputet i LDK-së nuk ia ka bërë ‘share’”.

Nga kjo mund të kuptojmë se Bajqinovci ka hyrë edhe te shpërndarjet për të parë se kush e ka bërë ‘shpërndaje’ artikullin e kreut të LDK-së.

Në atë postim të titulluar “Si arritëm deri këtu?”, Abdixhiku denonconte Qeverinë Kurti për rëndimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat