Ambasadori serb në pension: Ka shtete që as që e dinë se e kanë njohur Kosovën

Lajme

Ambasadori serb në pension: Ka shtete që as që e dinë se e kanë njohur Kosovën

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:36
Brako Brankoviq

Ambasadori serb në pension, Brako Brankoviq, ka komentuar deklaratën e presidentit Vuçiq se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka propozuar që të vazhdohet kjo fushatë e çnjohjeve në Amerikë Latine, Azi dhe Afrikë.

“Do të ishte mirë që të dërgohen emisarë në Amerikë Latine, Azi dhe Afrikë e të cilët përfaqësojnë pikëpamjet e Serbisë, sepse atje ka shtete që e kanë njohur Kosovën dhe as që e dinë se e kanë bërë një gjë të tillë,” – u shpreh ai për Kosovo-Online.

Rritja e numrit të shteteve që nuk e njohin Kosovën, siç vlerëson Brankoviq, mund të jetë një lloj ndikimi psikologjik në organizatat ndërkombëtare në të cilat aspiron të anëtarësohet Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha mbrëmë në adresimin vjetor para popullit serb se vetëm 84 shtete e njohin Pavarësinë e Kosovës duke lajmëruar pretendimin se nëntë shtete tjera kishin revokuar njohjen.

Ministria e punëve të Jashtme ndërkohë reagoi pak më herët duke kontestuar pretendimet e presidentit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat