“Vuçiq është kukulla e Putinit”, Rusia po përpiqet të nxisë konflikt në Kosovë për ta shpërqendruar Perëndimin

Lajme

“Vuçiq është kukulla e Putinit”, Rusia po përpiqet të nxisë konflikt në Kosovë për ta shpërqendruar Perëndimin

Më: 6 janar 2023 Në ora: 10:38
Aleksander Vuciq dhe Vladimir Putin

Rrjeti ndërkombëtar i hakerëve të njohur si “Anonymous” e ka përshkruar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si “kukull të Putinit” dhe me këtë gjë pajtohet edhe këshilltarja e Qendrës Barish për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner.

Në një prononcim për Fox News, ajo tha se Rusia përmes Serbisë po përpiqet që të nxisë një konflikt në Kosovë me shpresën se me këtë akt do të shkëputet vëmendja e Perëndimit nga Ukraina dhe të shpërqëndrohet duke u marrë me krizat në Kosovë.

“Rusia po përpiqet të hapë një front të ri në Evropë për të shpërqendruar Perëndimin”, tha Stradner teksa shtoi se “Rusia nuk dëshiron të dërgojë trupa, tanke apo avionë në Ballkan, por të krijojë një situatë kaoutike”.

“Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të krijojë kaos brenda rajonit, kështu që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë, nuk i kushtojnë aq shumë vëmendje Ukrainës dhe Rusisë, që të shpërqendrohen me atë që po ndodh në Kosovë”.

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Kharchenko, kishte thënë se Serbia mund të mbështetet tek Rusia në lidhje me situatën në Kosovë, “pavarësisht nga sfidat serioze… në kontekstin e konfrontimit me NATO-n”.

Prandaj, siç tha Stradner, kjo situatë paraqet një mundësi për presidentin rus Vladimir Putin, i cili e trajton Serbinë si një aleat shumë të ngushtë.

“Serbia nuk kufizohet me Rusinë, por në çdo kuptim të mundshëm ata po e mbështesin Rusinë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë. Ambasadori rus mori udhëzime shtesë nga Moska se si të vazhdonte për këtë çështje”, përfundoi ajo.

Ndryshe, përgjatë tre javëve të fundit pjesa veriore e Kosovës ishte kthyer në kryefjalën e salloneve diplomatike në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të kapacitetit për t’u shndërruar në zonë të hapur të konfliktit duke rrezikuar sigurinë e përgjithshme të Ballkanit. Organizatat radikale ultra-nacionaliste serbe, pas situatës së tensionuar në veri, kishin ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimin me organizatat terroriste ruse në Kremlin, duke përfshirë grupet famëkeqe Wagner dhe Ujqërit e Natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat