Gruaja që u rikthye në jetë: Mjekët më futën në koma, kisha 6% shanse për të jetuar

Lajme

Gruaja që u rikthye në jetë: Mjekët më futën në koma, kisha 6% shanse për të jetuar

Më: 6 janar 2023 Në ora: 10:57
Kirsty Bortoft

Kirsty Bortoft gruaja që vdiq për 40 minuta dhe u rikthye në jetë ka folur së fundmi ekskluzivisht në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku dhe ka treguar eksperiencën e saj.

Ajo tha se mjekët atë ditë e futën në koma, por që i dhanë vetëm 6% shanse për të jetuar.

Më tej 40-vjeçarja thekson se ndihet e bekuar që është sërish në jetë.

“Mjekët më futën në koma atë ditë, dhe kisha vetëm 6% shanse për të jetuar. Kam bërë shumë kontrolle mjekësore por shanset mjekësore ishin shumë të vogla dhe m thënë të drejtën isha e bekuar që u ktheva sërish në jetë”- u shpreh ajo.

Si ndodhi ngjarja?

Pasi përfundoi punën atë fundjavë, Kirsty Bortoft, mamaja e tre fëmijëve kujton që babai i saj i ofroi të gatuante pica për tre djemtë e saj, në mënyrë që çifti të kalonte pak kohë së bashku. Ajo do të shkonte në shtëpi për të qëndruar me partnerin por në atë moment gjithë jeta e saj ndryshoi.

Vetëm disa orë më vonë, partner Stu e gjeti 49-vjeçaren të pandërgjegjshme, pa ndjenja. Trajnerja e ankthit nga North Yorkshire ka zbuluar për mediat e huaja se ajo vdiq për 40 minuta teksa mjekët përpiqeshin dëshpërimisht t’i shpëtonin jetën. Më 29 janar të vitit të kaluar, mësuesja e meditimit tha se partneri i saj e gjeti atë të papërgjegjshme në dhomën e saj të ndenjes. Ajo ishte ulur në divan, me sy hapur dhe “pa jetë”. I fejuari i saj tha se lëkura e saj kishte shenja “të çuditshme” gjashtëkëndore në të gjithë trupin.

Pasi e gjeti, Stu e vuri në dysheme dhe u përpoq ta shpëtonte. Ajo tha: “Ai më vuri në dysheme dhe filloi CPR ndërsa ishte në telefon me shërbimet e urgjencës dhe pasi më futën në makineri të ndryshme, reaguesi i parë përdori një defibrilator për të tronditur rrahjet e mia të dobëta të zemrës në ritëm.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi nuk merrte frymë, dhe mjekët thanë se ajo kishte vetëm 6 % shanse për të mbijetuar. Kirsty pati një arrest kardiak dhe u vendos në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekët për sigurinë e saj, me familjen e saj pranë që “priste më të keqen”. Ndërsa kjo po ndodhte, Kirsty, e cila ishte pa ndjenja, pretendon se diçka “magjike” ka ndodhur dhe së shpejti, ajo është “rikthyer” në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat