Serbia lajmëron vizitë të Petkoviqit në Kosovë për Krishtlindje

Lajme

Serbia lajmëron vizitë të Petkoviqit në Kosovë për Krishtlindje

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:05
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se sot do të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në Krishtlindje.

Siç raporton Tanjug, duke iu referuar njoftimin të zyrës së tij, Petkoviq do të jetë në Kosovë më 6 dhe 7 janar.

“Në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok, në portën e Kishës së Shën Trinisë, në ora 16:30, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët e mbledhur.

Në mesnatë në manastirin e Banjskës do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes”, thotë njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat